6. Emi fotografon valixhen e kuqe të vogël me të cilën Zoi ia mbath nga shtëpia.

Translated by Ani Gjika

(Read this in English, Polish, Russian and/or Spanish)

Emi fotografon valixhen e kuqe të vogël me të cilën Zoi ia mbath nga shtëpia. Zoi ia mbath nga shtëpia një ose dy herë në javë. Merr qenin me vete e shkon e ulet buzë dardhës që çdo vit në fund të verës prodhon dardha të ëmbla të cilat babai i këput e i hedh tutje. Pema e dardhës është midis oborreve të shtëpisë, një lloj vënd për askënd, ku Zoi mendon se askush s’do kërkojë ta gjejë atë aty.

 Ajo harxhon ato 15-20 minuta që gjithmonë i kushtojnë për t’ja mbathur nga shtëpia duke luajtur me figurina kafshësh plastike që ka paketuar e duke ndarë furnizimin e saj në mënyrë të barabartë midis vetes dhe qenit. Qenin e qeras me kokofilkat ngjyrë kafe që kanë shije qengji dhe perimesh. Për vete, ruan kokofilkat jeshile, që janë me shije pule. Ato me shije gjalp kikiriku i ndajnë bashkë gjys për gjys.

 Në anën e valixhes ku janë të ngjitura figurina dhe kartoni Milk-Bones është dhe një foto e vogël e një vajze përpara një gardhi të bardhë. Mbi të lundrojnë fjalët “Rrugës për tek nëna”.

 Por fotoja që shkrep Emi nuk tregon këtë, pasi Emit i intereson çka përmban valixhja brënda. Prandaj ndërkohë që Zoi është në banjë, Emi hap valixhen dhe e vendos të shpalosur ashtu mbi rrudhat plot yje të çarçafëve të tyre. E bën gati Polaroidin duke e drejtuar poshtë por nuk e nxë valixhen krejt prandaj ngjitet mbi krevat e qëndron aty në këmbë, drejton aparatin dhe shkrep butonin menjëherë me gishtin tregues.

Nga të gjtha figurinat plastike të kafshëve në koleksionin e saj, Zoi ka zgjedhur një elefant e një familje xhirafash. Pastaj, ngjitur me kutinë e Milk-Bones, është dhe një furcë dhëmbësh, një çorap me një peshkaqen gati-miqësor që përpiqet të përlajë thembrën, dhe nje foto bardhë e zi, 5 me 7, të vënë në kornizë, të Dorothit duke mbajtur Toton faqe më faqe, që të dy duke vështruar në largësi. Fotoja zë një përqindje të madhe të hapësirës brënda valixhes të vogël të kuqe dhe Emi pyet veten pse motra e merr këtë me vete sa herë që arratiset nga shtëpia, meqë është thjesht një copë plerë e tjetërkujt që e patën blerë në një garage sale.

Pastaj Zoi kthehet dhe e zë Emin me presh në dorë, akoma duke qëndruar mbi gjërat e saj dhe Zoi ulëret e cirret si bishë e s’pushon derisa Emi zgjat dorën e i ofron një copë çëmçakiz me shije frutash tropikale.

Read this in EnglishPolishRussian or Spanish